• |
ide | kryesore

U dënua për vrasjen e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj apelon vendimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në 8 dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Ndërkohë, ankim për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg të Hajdarajt.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn, me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë. Rasha u vra në hyrje të rrugicës që të çon drejt banesës së tij, i pa armatosur duke i vrapuar policisë për shkak të frikës. Nga pamjet filmike, rezultoi se Nevaldo Hajdaraj kishte qëlluar me dy plumba në distancë të riun, duke e lënë të vdekur në vend.



4 Comments

  1. Ul ketu e ul atjhe do katandiset kokoshi nje thele . Pas dy vjetesh do ta shohim skifter neper rruget e tiranes kete “snajperin” e shqiponjave mavi.

  2. Te qifsha robt o naziskin Rilindje, gjujte 2 pluma ne te e thua nuk ishte vrasje me dashje. Me ata qe te futen ne pune ty o robqir e ke te sigurte qe del per 6-7 vjet por uroj te te qijne robt privatisht famija e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *