• |
ide | kryesore

Vatra të reja zjarri në kodrat e Tepes në Shkodër, neutralizohen në kohë flakët

-Instant, Lajme, Të fundit



Vatra të reja zjarri janë shënuar në vend në orët e vona të mbrëmjes. Në malin e Shëngjinit në Lezhë dhe në kodrat e Tepes në Shkodër janë evidentuar flakët e radhës.  Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht zjarri në lagjen Tepe në Shkodër është shuar.

Drejtori i zjarrfiksëve Agron Dibra, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se zjarrëvënia ishte e qëllimshme dhe se nga flakët rrezikoheshin 10 banesa.

“Zjarri i qëllimshëm, 4 mjete zjarrfikese menjehere prane zones per te mos rrezikuar banesat prane vatres se zjarrit. Pas thuajse 2 oresh beme te mundur neutralizimin e flakeve te zjarrit. Ditën e djeshme ka pasur 6 vatra  zjarri në Shkodër njerëzit në mënyrë të papërgjegjshme djegin shkurre dhe çfarë të gjejnë”, tha Dibra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *