• |
ide | kryesore

Zjarret në Greqi, Mitsotakis: Vendi po përballet me një krizë mjedisore

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se vendi po përballet me një krizë mjedisore për shkak të zjarreve.

“Vendi po përballet me një krizë të paparë mjedisore.

Zjarret e shumë kanë përfshirë shumë zona edhe pse forcat zjarrfikëse po përpiqen me të gjitha mundësitë për të neutralizuar flakët. Dua të theksoj se prioritet mbetet jeta e qytetarëve. Unë e kuptoj zemërimin e tyre për shkak të shkatërrimit të pronave, por duhet të dinë se do të kompensohen”, është shprehur ai.

Ndërkohë për shkak të përhapjes së flakëve në disa zona, ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos njoftoi se Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë dhe Mbrojtjen Civile do të ndihmojnë me të gjitha mjetet për neutralizimin e zjarreve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *