• |
ide | kryesore

271 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 4,666 teste, prej të cilave 271 persona kanë rezultuar pozitivë.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 478, 084 doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

-Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

-Në total numri i rasteve aktive është 1.321”, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *