• |
ide | kryesore

Bill Gates flet për miqësinë me Jeffrey Epstein: Ishte një gabim i madh

-Instant, Paparazzi, Slider



Themeluesi i “Microsoft”,Bill Gates ka folur së fundmi për miqësinë e tij me Jeffrey Epstein.

Gjatë një interviste për CNN, Bill ka rrëfyer se pendohet që ka e patur mik.”Ishte një gabim i madh të kalosh kohë me të, t’i japësh besueshmërinë për të qenë atje me të.Kam dalë disa herë për darkë me të, pasi ai tha se do të më ndihmonte për të mbledhur donacione për shëndetin global përmes kontakteve që ai  kishte. Kur kuptova  se kjo nuk ishte  e vërtetë, ajo marrëdhënie përfundoi”, u shpreh Gates. Epstein u dënua në vitin 2008 për krime seksuale. Në korrik të vitit 2019, prokurorët në New York zbuluan një aktakuzë penale që tregonte se aie kishte operuar në një rrjet trafikimi seksual, në të cilin abuzonte seksualisht  vajza të mitura. Në gusht të vitit 2019, Epstein kreu vetëvrasje në një qeli burgu në New York.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *