• |
ide | kryesore

EMA: Mos u nxitoni për dozën e tretë të vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ky njoftim nga rregullatori evropian i barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës.

Pavarësisht se EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë me planet e tyre për të administruar doza përforcuese.

Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.

“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19 sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, tha EMA të premten.

Pas raportimeve se Berlini dhe Parisi zyrtar planifikojnë të administrojnë doza të treta, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave. /REL



3 Comments

  1. Jam dakort te filloje doza numer 4 dhe vitin tjeter doza numer 5. Do flas me OBSH neser ne tel direkt nga zyra e hajduteve te PS Brace me shoke, te sjellin me tonelata gjilpera ne Shqiperi pasi ka me shume njerez se vaksina nderkohe duhet te ishte e kunderta.

    O Brace Ziu, sapo me telefonuan nga te gjitha vendet e botes ku ka rene zjarr, te gjithe mendojne se jane politike dhe jane dakort me ty.

  2. Po na bombardoni mel lajme per plandemime e quajtur Covid.
    A keni pyetur valle a i plas bytha kujt per keto lajme shifra qe publikoni ju nderkohe qe me shume njerez po vdesin nga dhemballa apo pickimi i grerezave se nga kjo maskarade.
    Ja, edhe ato qe ju i quani vaksina i keni, kush te doje le tja fuse vetes.
    Ne fund te fundit, kush injektohet e quan veten te mbrojtur. Ne te tjereve pse na cajne gajden?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *