• |
ide | kryesore

Goditën me thikë 24-vjeçarin në Tiranë, në kërkim autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje për plagosjen me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar për plagosjen me thikë të 24-vjeçarit A.K, i cili si pasojë e plagëve të marra u transportua në spital.

Në kërkim janë shpallur 23-vjeçari K.Rr., 24-vjeçari Gj.Rr., dhe 22-vjeçari E.S.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: K. Rr., 23 vjeç, Gj. Rr., 24 vjeç dhe E. S., 22 vjeç. Këta 3 shtetas dyshohen si autorët e ngjarjes së djeshme, në rrugën “Jordan Misja”, ku u dëmtua  lehtë shtetasi A. K., 24vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *