• |
ide | kryesore

Kroacia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20 mijë vaksina AstraZeneca

-Instant, Lajme, Planet



Kroacia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat do të shpërndahen në qendrat ku po vijon procesi i vaksinimit.

Ky është donacioni i dytë nga Kroacia për Maqedoninë e Veriut, pasi në fillim të korrikut qeveria kroate dhuroi 10,000 vaksina.

Solidariteti dhe ndihma gjatë pandemisë është një akt që e bën më të suksesshme luftën kundër Covid”, ka thënë ministri i Shëndetësisë së RMV-së Venko Filipçe, duke falënderuar qeverinë kroate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *