• |
ide | kryesore

Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar sot rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan.

Mes deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Administrata Biden. /Express/



8 Comments

    1. Te heqe karin!!!
      E hoqi pra arbitrarisht Kuritn, dhe rifitoi me fort se para se ta hiqte Amerika jote, o kar!

    2. Turi derr, ky eshte ndryshimi, sepse ata bejne ate qe mendojne se eshte e drejte per vendin e tyre pa e vene si qelim te pare qe do i heqe Amerika nga pushteti apo jo.
      E hoqi Grenelli nga pushteti Albinin dhe erdhi ne pushtet prape me VOTE!

  1. Bravo!

    Mund te thoni cfare te doni, ti urreni, ti shani, por kosovaret kane BYTHE! Jo si keta bythlepiresat tane, qe e kane treguar historikisht, qe koken vetem nder shale e mbajne.

  2. Kush i ben kakerdhi amerikes e ka gropen ngjitur. Se jo per gje po ska pa njeri keq nga shba. Trimin e ha ujku, i mencuri ecen ngadale por shkon larg. Ktu do jemi, ktyre folkloristave do ju ngeli fyelli patriotik ne goje, ndersa bota ecen lra e zhvillohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *