• |
ide | kryesore

Zonat/ 10 vatra zjarri aktive në vend, situatë kritike në 2 prej tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes lajmëron se ditën e premte, përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive.

2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.

Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Është mundësuar eliminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik

8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes thotë se me ndërhyrjen edhe të 3 helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *