• |
ide | kryesore

Ryan Renolds zbulon se cfarë pëlqen më shumë nga martesa me Blake Lively

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Ryan Reynolds ka  folur së fundmi rreth martesës së tij me aktoren Blake Lively.

Gjatë një interviste, Ryan ka rrëfyer  se vlerëson shumë faktin që Blake e ndihmon në punë.”Unë shkruaj skenarët në shumicën e filmave të mi. Ky ka qenë një mekanizëm mbrojtës për mua për një kohë të gjatë. Ndonjëherë më njihen kreditet, ndonjëherë jo. Ka pasur shumë skenare të mirë që kam bërë, që në të vërtetë ka qenë e gjitha punë e Blake. Ajo do t’a merrte situatën në dorë, do të kapte lapsin dhe letrën në dorë dhe thoshte: “Si mendon për këtë ide?” Dhe unë mendoja me vete ‘kjo është e jashtëzakonshme’.E dini, është shumë argëtuese. Nuk e di. Mbase sepse ka seksizëm të natyrshëm në këtë biznes. Mund të them se shumë herë do të thoja: “Ajo e shkroi atë. Blake e shkroi atë. Nuk isha unë, ishte ajo.” Dhe përsëri edhe pas kësaj, cdokush përsëriste historinë sikur e kisha shkruar unë. Pra, ajo është personi më i talentuar në këtë industri kaq tëcuditshme të argëtimit që ne punojmë”, deklaroi aktori. Gjithashtu ai zbuloi se një ndër filmat që Lively e ka ndihmuar është “Deadpool”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *