• |
ide | kryesore

Zjarret bëjnë bashkë Greqinë dhe Turqinë: Të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me atë turk Mevlüt Tsavousoglou ndalur tek situata e zjarreve që ka përfshirë të dyja vendet.

Tsavousoglou ka shprehur solidaritetin për situatën me të cilën po përballet Greqia.

Mediat greke shkruajnë se dy ministrat kanë treguar gatishmërinë e dy vendeve për të ndihmuar njëri tjetrin pasi të vihen nën kontroll vatrat më problematike që kanë shkaktuar dëme më të mëdha.

Greqia dhe Turqia janë mes dy vendeve më të goditura nga zjarret e përhapur gjerësisht, kryesisht në javën e parë të muajit gusht.

https://twitter.com/GreeceMFA/status/1423558182530691073



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *