• |
ide | kryesore

E fundit/ Plagosen me armë zjarri burrë e grua në Kamëz

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në qytetin e Kamzës. Policia njofton se janë plagosur: shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *