• |
ide | kryesore

Situata me zjarret në Greqi/ BE ofron ndihmë: 700 punonjës, 9 avionë dhe 100 mjete

-Instant, Lajme, Planet



Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janes Lenarcic, njoftoi në një mesazh në Twitter se mbrëmë Gjermania dhe Polonia ofruan 360 zjarrfikës për të luftuar zjarret e pyjeve në Greqi.“Ndihma totale e BE -së për Greqinë arrin në 9 avionë zjarrfikës, 700 punonjës dhe 100 automjete,” tha Janes Lenarcic, duke vënë në dukje se shtatë vende të tjera të BE -së tashmë kanë dërguar ndihmë në Greqi: Qipro, Suedi, Franca, Rumania, Republika Çeke, Kroacia dhe Spanja.

Më 4 gusht, Komisioni Evropian njoftoi se kishte mobilizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE -së për të ndihmuar Greqinë nga zjarret katastrofike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *