• |
ide | kryesore

6 hilet për të bërë seks edhe tani që është kulmi i vapës

Arkiva, Lapsi Leaks



Kur është vapë dhe kulloni nga djersët. Është e vështirë të motivosh veten për të lëvizur, lëre më të bashkohesh në krevat me dikë po aq të ngjitshëm sa ju derisa t’ju merret fryma dhe të bini pa ndjenja njëri mbi tjetrin.

Ekzistojnë studime që provojnë se një pjesë e mirë e njerëzve refuzojnë seksin në verë nga vapa e padurueshme dhe praktikisht nuk e prekin partnerin me dorë derisa bie nxehtësia.

Sigurisht që kondicioneri ndihmon shumë nëse doni të bëni seks dhe temperaturat jashtë shënojnë 40 gradë, por nëse nuk e keni luksin e një ftohësi mes jush, ja si t’ia bëni:

1. Përdorni akull

Loja me akull është mënyra më e mirë jo vetëm për të luftuar vapën, por edhe për t’ju futur të dridhurat që vetëm partneri mund t’i shuajë! Një kub akulli që rrëshqet nga qafa drejt thithkave, stomakut dhe pastaj e dini vetë ju, do ju rifreskojë sikur të keni bërë një dush me ujë të ftohtë. Do ngjisni pak po ç’rëndësi ka, jashtë vdes dhe zhapiku, s’ka kohë për numra. Dhe një këshillë miqësore, mbajeni vibratorin në frigorifer.

2. Seks në dush

Nëse ka ndonjë arsye që mund të justifikojë seksin në dush, është vapa. Dy zogj me një gur, jo vetëm i shpëtoni vapës dhe bëni seks të paparë, por edhe laheni në fund. Të gjithë të lumtur. Pastaj mund të pini birra në dush, të lexoni gazetën ose të zhvendoseni aty brenda deri në fund të shtatorit.

3. Zgjidhni pozicionet me kujdes

Shfrytëzoni pozicione që nuk kërkojnë kontakt trup me trup, ka kaq shumë, mjafton të përdorni pak imagjinatën.

4. Mos kini frikë të djersini

Ju mund t’ju tmerrojë ideja e të kulluarit djersë mbi partnerin, por na lejoni t’ju surprizojmë duke ju thënë se djersa lëshon aromat natyrale të trupit tuaj dhe ka një efekt afrodiziak që do t’ju ndezë të dyve shumë.

5. Seks në pishinë

Kjo vetëm nëse jeni dakord të bëni seks pa përdorur prezervativë, sepse uji i nxehtë dhe kimikatet si klori ndikojnë në cilësinë e prezervativit, prandaj mos i mbani shpresat aty. Pastaj në pishinë do ndiheni si pupla. Jo vetëm jeni freskët, por trupat tuaj nuk peshojnë fare dhe mund të jeni kaq fleksibël.

6. Seks në natyrë

Po, është e jashtëligjshme, por rregullat janë bërë për t’u thyer. Vishni funde ose fustane për të qenë më praktikë dhe nëse gjeni një vend pa njerëz vërdallë, bëni atë që keni për të bërë. Tregohuni të shpejtë dhe në fund ndihmoni njëri-tjetrin për t’u pastruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *