• |
ide | kryesore

Flakët në Dukat/ Nis ndërhyrja me helikopterin që na dha borxh Holanda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraqitet ende kritike situata me zjarret në fshatin Dukat të Vlorës. Që prej orës 06:00 të mëngjesit në zonë është ndërhyrë nga ajri me helikopterin e mbërritur nga Holanda.

Flakët janë riaktivizuar gjatë mesnatës, ndërsa është punuar gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse, që kanë qenë në terren për të mbajtur nën kontroll flakët.

Pasi u neutralizuan gjatë pasdites vatrat e zjarrit në Dukat të Ri dhe në Gjirin e Gramës në qarkun e Vlorës, si dhe Kukës, problematika u rikthye sërish në orët e mbrëmjes.

Deri më tani është shmangur rreziku i përhapjes së flakëve në zonën e Llogarasë, që mund të përpinin pyllin e Llogarasë, një nga zonat më të bukura të Jugut.



3 Comments

  1. Po ajo oficina nga franca qe i financon Shefit udhetimet e qejfit nuk e ka lyer akoma helikopterin me ngjyra mavi?

  2. Rilindja se mban dot vendin ne situate te qete dhe normale e jo me ne emergjenca si keto. Detin aty ngjitur e kane dhe Dukati e Karaburuni kane 2 jave qe digjen. Narkomani me citjane kujton se do ja fiki zjarrin ne maje te malit ushtari me lopat xheniere. Pse nuk i thua Kastratit qe i shite Rinasin te blej nja dy avion cisterne per fikje zjarresh apo nuk ka leke i shkreti edhe dicka te fundit, porosite PeLESHIN qe tju japi na i pjate groshe ushtareve para se ti fusi ne zjarr.

    1. Dakord po Rilindja ska pas naj here qellim te mbaj vendin.
      Ka shpik marifet dhe ket pune jua ka rrasur Bashkive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *