• |
ide | kryesore

Kjo vajzë nga Tirana vodhi identitetin e një tjetre, sot nuk gjendet asgjëkund

Arkiva



Kjo fotografi i përket një vajze, e cila ka vjedhur identitetin e një tjetre, por ende as policia dhe as prokuroria nuk kanë mundur të zbulojnë se cila është ajo në të vërtetë.

Rezulton nga fashikulli i hetimit se e reja në vitin 2011 është pajisur me kartë identiteti duke ndjekur një praktikë fiktive ndonëse ajo nuk ishte banore e njësisë ku aplikoi dhe personi real jetonte në një zonë tjetër të Tiranës.

Edhe kërkimet e prokurorisë për të zbuluar se kujt i përkiste numri i telefonit që hajdutja e identitetit kishte lënë, rezultoi se i përkiste Kostandin Pando, një person që nuk ekziston dhe ndërkohë numri del i de aktivizuar.

Rasti u denoncua nga qytetarja Juliana Vogli, e cila u paraqit në sportelet e Aleat pranë zonës së Zallherrit për tu pajisur me kartë identiteti dhe pasaportë, ndërkohë që punonjësit e kanë njoftuar se ajo i kishte tërhequr dokumentat më herët.

Dosja që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës për të kuptuar nëse janë apo jo përgjegjës veçse punonjësit e njësisë së Kasharit apo dhe të tjerë gjendet në duart e gjyqtarit paraprak. Bëhet me dije se denoncuesja Juliana Vogli që iu vodh identiteti kur ajo ishte 18 vjeçe dëshmon se për shkak të kopjimit të të dhënave, ajo nuk mundet të pajiset me mjet identifikimi.

“Aktualisht jam bërë nënë, nuk kam arritur të lidh martesë dhe as të regjistroj fëmijën tim”, dëshmon e dëmtuara.

Hetimet hedhin dyshime mbi një punonjëse të ish komunës Kashar, e cila është dorëzuar si e akuzuar për shpërdorim detyre në Gjykatën e Tiranës pasi kreu veprime fiktive duke lëshuar një vërtetim që tregonte se qytetarja ishte banore e kësaj njësie.

Por e dyshuara që kishte kryer shkeljen e detyrës në 2011 këmbëngul se ka firmosur dhe vulosur aplikimin e jadutës së identitetit si për këdo tjetër pasi nuk kishte vërejtur mospërputhje mes të dhënave të aplikantit dhe të dhënave në sistemit, ndaj dhe ka konfirmuar procesin e aplikimit për pajisjen e të panjohurës me dokumenta. /Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *