• |
ide | kryesore

Plane për pushime? Shikoni si ndryshojnë temperaturat javën e ardhshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se deri në datën 20 gusht do të mbizotërojnë temperaturat nga 37-38 gradë, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të shkojnë sërish 40 gradë, edhe pse do të jenë ditë të pakta më këto vlera.

“Sa i përket reshjeve të shiut edhe kjo fundjavë ka qenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe pritet që fillim java të jetë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalim të vranësirave që do të jenë të përkohshme dhe që nuk do të sjellin reshje.

Sa i përket ditëve të mbetura të këtij gushti, pritet që vranësirat që herë pas herë do të shfaqen në zonat malore, mund të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu, por shumë të pakta. Gjithashtu mesjavën që vjen pritet të kemi një rritje të ndjeshme dhe zonat me temperatura më të larta pritet të jenë zona e qarkut të Elbasanit, qarku i Beratit.

 

Pjesa tjetër e vendit pritet të jetë me temperatura më komode. Pas datës 20 gusht presim që vlerat termike të afrohen shumë afër vlerave normale sa i përket muajit gusht, por nëse do të ketë ardhje të masave ajrore nga veriu i kontinentit afrikan nuk përjashtohet mundësia e rritjes së vlerave termike në territorin shqiptar”, – tha Osmani për ABC.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *