• |
ide | kryesore

Vijon aktive vatra e zjarrit në Gjorgoz, dhjetëra hektarë pyje të shkrumbuara

-Instant, Lajme, Të fundit

Zjarri vazhdon edhe sot në fshatin Gjorgoz pasi është hapur edhe një vatër e re zjarri. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar. Për shuarjen e flakëve këtë të diel është kërkuar ose ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë.

Shërbimi zjarrfikës i Fierit vazhdon të jetë në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve. Zjarri ka nisur që prej mëngjesit të së shtunës dhe i ndihmuar nga era është përhapur. Terreni i thyer dhe era kanë vështirësuar fikjen.


Gjatë kësaj periudhe vere zona e Gjorgozit është përfshirë disa herë nga zjarri duke djegur shumë hektarë pyje dhe ullishte.

Më herët gjatë së dielës policia bëri të ditur se në pranga janë vënë dy persona që dyshohet të kenë vënë zjarrin në Gjorgoz më 6 gusht. Të arrestuarit janë  49-vjeçari Arben Muskaj dhe 41-vjeçari Zarif Muska, banues në Afrim i Ri.

1 Comment

  1. Akti i dyte nga pyjet e shkrumbuara luhet ne dimer kur shirat permbysin e dherat rreshqasin.
    Klima ashpersohet gjithashtu ne mungese te pyeve qe jane prite per ererat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu