• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat e të dënuarve që tentuan arratisjen me çarçaf nga burgu 313

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen emrat e personave që tentuan të arratisen me çarçaf nga burgu 313 në Tiranë. Burime policore i thanë Top Channel se kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh-pushimin e hyrjes së administratës.

Por nuk ia kanë dalë që të arratisen me sukses. Gardianët i kanë pikasur lëvizjet e tyre, ndaj ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi vuajtjes së dënimit.

Çekaj u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori në vitin 2018. 

Ndërsa Fatmir Pjetri i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.



1 Comment

  1. O shteti, mos ja keni bërë gjë me të futur këtij Arbër Çekajt??!! Jo për ndonjë gjë, po ju qeveritarë jeni një bandë bashibozukesh për vete. Shpresoj t’i eci më për mbarë herën tjetër …. Hë ju bëfsha mos na bëni për budallenj!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *