• |
ide | kryesore

Asnjë viktimë dhe 263 raste të reja me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërsa numri i të infektuarve prej ditsh vijon të mbetet i lartë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë sot janë konfirmuar 263 raste të reja me këtë virus.

Sakaq, 8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

“#Bashkëiadalim 09 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

Në total numri i rasteve aktive është 2.271”, njofton IKSHPK.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *