• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh me covid/ Në 1 javë gusht, më shumë të infektuar se qershori dhe korriku bashkë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Muaji gusht ka shënuar një rrije të ndjeshme të rasteve të reja me Covid 19 duke thelluar tendencën e vënë re në pjesën e dytë të muajit të kaluar. Numri i të infektuarve deri të hënën, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, ka shkuar në afër 900, më i lartë se totali i të prekurve përgjatë qershorit dhe korrikut (respektivisht 186 dhe 598 raste) të marrë së bashku.

Vetëm gjatë javës së fundit (3-9 Gusht) u rregjistruan 835 të prekur rishtazi, mesatarisht 119 raste ne ditë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 20-26 prillit të shkuar. Ndërsa krahasuar me javën pararendëse (255 të infektuar), është më shumë se trefishi.

Nëse në fund të korrikut kishte 425 raste aktive, të dhënat e ditës së hënë tregojnë se ato kanë shkuar në 1082 të tilla në të gjithë vendin, ku gati 35% janë vetëm në Tiranë (382), ndërsa 35% të tjera në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.

Java e fundit, shfaqi dhe një tjetër të dhënë shqetësuese sa i përket viktimave, me 3 persona që humbën jetën, nga të cilët një 73 vjeçar nga Tirana, në 24 orët e fundit. Gjatë gjithë korrikut pati vetëm një humbje jete dhe në qershor 5 vdekje.

Shtrimet në spitale gjithashtu njohën një rritje progresive. Nga 20 pacientë që ndodheshin të hënën e shkuar në spitalin Infektiv në Tiranë, këtë të hënë u njoftua për 30 të shtruar.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u trefishua javën e fundit duke u ngjitur ne 3.1%. Kjo shifër me gjasë është realisht më e lartë, duke qenë se në totalin e testimeve përfshihen dhe një numër i konsiderueshëm që realizohet nga qytetarët për arsye udhëtimi jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Ndonëse shifrat nuk janë ende në nivele shumë të larta, ritmi i rritjes së rasteve shfaqet problematik, aq më tepër kur sezoni turistik është në kulmin e tij dhe masat e distancimit fizik e social apo mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura, haptazi nuk respektohen. Po ashtu autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal se mund të ndërhyjnë së shpejti për të rritur kufizimet. Në kufijtë e vendit, gjithkush mund të hyjë pa ju nënshtruar asnjë kontrolli, ndryshe nga shumë vende që kanë dhe një mbulesë më të lartë vaksinale, të cilat kërkojnë ose certifikatën e vaksinës, ose teste të dy tre ditëve të fundit.

Autoritetet po përsërisin thirrjet për vaksinim masive, dhe gushti është shpallur muaji i hapur për të gjitha grupmoshta+18 vjeç. Që nga fillimi i muajit deri sot janë kryer 61 mijë vaksina. Në total janë kryer afro 1milion e 600 mijë doza. Janë 553.482 qytetarë që kanë marrë të dyja dozat, ose 19.7% e popullatës rezidente. Ndërkohë që gati 153 mijë të tjerë, kanë marrë vetëm një dozë. /VOA



4 Comments

  1. Po si nuk ju ha mortja kaq hapur mashtroni
    i referoheni Zërit të Amerikës për spitalet në Tirane?? Po edhe ambulanca nuk kanë hyrë e kanë dale as 20 here o kellira kriminale. E kam dyqanin brenda në QSUT dhe se rruan njeri karin për Covidin tuaj o CovIdjotë !
    Kaq ju uroj …I befshi me soj e sorollop vaksinat e ju ndjefshi hajrin se as 3 vjet nuk do jetoni më!

  2. Cfare po ndodh?
    Keshtu ka ardhur urdheri nga qeveria boterore. Duhen shtuar rastet.
    Kur duhet qe te bejne plazh bosat, i ulim. Kur mbaron plazhi, i ngreme.

  3. O gazeta nuk keni turp?! Edhe ju!
    Kete pisllek e kuptoi dhe lopa. Beketi i mori leket edhe pellumbi edhe rrakacolli edhe pidhi i motres edhe na e cani edhe ju karin tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *