• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ I riu i shpëton mrekullisht atentatit me armë në Shkodër (EMRI)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
renea



Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e Thethit në Shkodër ku shënjestër e tij ishte një 23-vjeçar. Sipas policisë i riu Paulin Harusha është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij.

Ai është dërguar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Burime nga policia e Shkodrës i thanë lapsi.al se i riu është qëlluar teksa udhëtonte vetëm me makinën e tij në drejtim të fshatit Ndërlysë. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht ai u ka shpëtuar plumbave duke marrë vetëm një gërvishtje të lehtë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *