• |
ide | kryesore

Forbes nxjerr listën e më të pasurve të botës: Shkurorëzohen Jeff Bezos dhe Elon Musk, kryeson një francez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Titulli i personit më të pasur në botë të revistës “Forbes”, i cili mbahej prej një kohe të gjatë nga Jeff Bezos, pronar i kompanisë “Amazon”, i ka kaluar një biznesmeni tjetër.


Tashmë ky titull i përket Bernard Arnault, pronar i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”.


Gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.

Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:

Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy)

Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s)

Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX)

Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft)

Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook)

Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google)

Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle)

Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google)

Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)

Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)

4 Comments

  1. Vetem 10 vjet me pare me i pasuri me zor kalonte 50 miliarde. Asnje shtrese pervec miliarderve nuk besoj t’i jete mese trefishuar pasuria ne nje dekade. Prania e francezeve ne kete liste tregon se ky eshte trend global qe nuk ka fort lidhje me politikat e taksimit dhe as me nje sektor ekonomik specifik. Nese eshte trend pozitiv apo negativ do ta gjykoje koha. Ajo qe mund te themi me siguri eshte qe keta miliarderet e sotem operojne kryesisht ne struktura tregu jo-konkurruese gje qe eshte gjithmone problem dhe pasojat po i ka te medha sidomos sa i perket lirise se shprehjes. Me perjashtim te Elon Musk dhe Warren Buffett deri diku te gjithe keta te tjeret jane te majte te angazhuar fuqishem politkisht me miliardat e tyre dhe ndikimin e tyre.

  2. Shi me sy dhe Plav me zemër kur s’kemi pula pse te bejm ter ne s’kemi as mora po per lek ka Monika me lutjen dhe bisha me ata miruni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu