• |
ide | kryesore

Gjykata e Durrësit lë në burg 7 trafikantët që u kapën me 61 kg kanabis

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat 7 persona të arrestuar me armë dhe drogë tre ditë më parë në aksin Vorë Fushë krujë. U vunë në pranga Korab Cala si drejtuesi i grupit, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa, të cilët sot dolën para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masat e sigurisë. Gjykata ka caktuar ‘arrest me burg’ për të shtatë të akuzuarit sipas kërkesës së prokurorit.

Të arrestuar në flagrancë 3 ditë më parë gjatë kohës që po tentonin të transportonin 61.5 kilogramë kanabis me 3 mjete të ndryshme nga Vora në drejtim të Fushë Krujës 7 personat dolën para gjykatës. Në bazë të provave të grumbulluara prokurori i cështjes Madrid Kullolli kërkoi ‘arrest me burg’, masë të cilën e vendosi gjykata për të shtatë.

Pas marrjes së informacioneve, policia nisi operacionin e koduar “Motoristi”, ku u vu në ndjekje të 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Në dosjen hetimore thuhet se i akuzuari Korab Cala ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *