• |
ide | kryesore

Goran Bregoviçi, karremi i Ramës për të peshkuar kundërshtarët e aleancës me Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prapashtesën “viç” e ka të skalitur në mbiemër, në pjesën më të madhe të kohës jeton në Beograd dhe një prej këngëve më të njohura e titulloi “Kallashnikov”.

Kaq mjaftoi që thashethemnaja se Goran Bregoviçi paskësh frymëzuar çetnikët serbë gjatë luftës së Kosovës, të marrë përmasat e një yxhymi në rrjetet sociale për ta “djegur” serbo-kroatin e lindur në Sarajevë mes flakëve të patriotizmit në Facebook. Kush është Goran Bregoviçi? A është e vërtetë se me muzikën e tij frymëzoi paramilitarët serbë të vazhdonin me krimet makabër? Pse e ftuan në Shqipëri pikërisht në këtë periudhë?

Idea për ta sjellë Bregoviçin në Korçë

faqen personale të Bregoviçit në internet nuk ka njoftim për pjesmarrjen e tij në një koncert të birrës në vendin tonë. Njoftimi i vetëm thotë se këngëtari do të jetë në një koncert në Moskë, në 26 Gusht.

Vetë kompania që prodhon Birrën Korça mohoi ta kishte zgjedhur këngëtarin për festën e këtij viti, pas pakënaqësisë që u shpreh në rrjetet sociale. Autorësinë e ftesës e mori Bashkia e Korçës, ndërsa zëvëndësja e Sotiraq Filos tha se përzgjedhja e Goran Bregoviçit kishte qenë ide e vetë institucionit.

Bregoviç ka qenë një nga yjet e muzikës rock në Jugosllavi që në vitet 80, si pjesë e grupit Bijelo Dugme. Me Orkestrën e tij të Dasmave dhe Funeraleve, arriti majat e suksesit dhe u bë i njohur në të gjithë globin, jo vetëm mes sllavëve. Ka kënduar në Romë, Paris, Londër, Vjenë, New York e kudo tjetër.

Famën e ka të përmasave botërore dhe është autor i disa nga kolonave më të bukura zanore të krijuara ndonjëherë.
Në Korçë supozohet të performojë para tavolinave të mbushura me birra, kërnacka dhe mezetë tradicionale të qytetit. Për ta bindur, duhet të jenë paguar shumë para.

“Tre letra nga Sarajevo”

Është titulli i albumit të fundit të Bregoviçit. Një metaforë që himnizon të shkuarën e Jugosllavisë dhe shpreson tek rikthimi i “vëllazërimit” të dikurshëm mes popujve. Për ta kuptuar mesazhin e muzikës, ia vlen të shihet një trailer i shkurtër promovues, vetëm 3 minuta.

Materiali nis me pamjen e një xhamie, në sfond dëgjohet thirrja e ezanit. Figura dhe tingujt shkrihen ngadalë për të kaluar në një katedrale katolike. Në sfond dëgjohen këmbanat e të krishterëve. Katedralja katolike ia lë vendin kishës ortodokse në ekran. Është sheshi i Sarajevës. Para luftës.

Një Goran Bregoviç i ri, duke folur në vitin 1991 në një intervistë i tregon gazetarit: “Po dëgjojmë tani xhaminë, kishën dhe katedralen. Është pasdite tani në Sarajevë. Është ndoshta vendi i vetëm në botë ku mund t’i dëgjosh të treja në të njëjtën kohë, teksa dëgjohen kaq bukur. Do ishte mëkat të ndaleshin një ditë.”

Në fakt, ashtu ndodhi. Lufta e shkatërroi Bosnjën. Goran Bregoviç i vitit 2017 ecën rrugëve dhe nis të flasë.

“Sarajeva, nuk është më emri i një qyteti. Është një metaforë për kohët tona. Ne mund të ishim fqinjë bashkë. Fqinj të mire. Ditën tjetër ndodhi që filluam të qëllonim njëri-tjetrin me armë”.

I gjithë albumi i fundit i Goran Bregoviç është një metaforë e ngjashme e historisë së Sarajevës. Tre komunitete fetare, tre etni, tre lloje të ndryshme të të bërit muzikë që bashkëjetojnë në një instrument: violina.

Loja e violinës përgjatë albumit bëhet në tre mënyra: klasikja siç e luajnë katolikët, klezmer siç dinë të luajnë hebrenjtë dhe orientale, siç dinë të luajnë myslimanët. Edhe bashkëpuntorët e Goran Bregoviçit janë tre, një katolik nga Spanja, një hebre nga Izraeli dhe një musliman nga Tunizia.

“Kallashnikov”

Kush e ka dëgjuar “Kallashnikovin” Bregoviçit në Youtube e asocion menjëherë me imazhin e këngëtarit të djersitur nga energjia e muzikës, ndërsa pranë tij, një shishe me alkool, që ai e rrëkëllen herë pas here në skenë, nga një këngë tek tjetra.

“Cigani! Juris!” janë dy fjalët e para të këngës, kushtrimi pas të cilit shpërthen tromba, klarineta dhe veglat e tjera muzikore. “Ciganë, në sulm!” është thirrja e Bregoviçit, që në udhëkryqin e luftrave të Serbisë me vendet e tjera, e gjeti ushtrinë e tij aleate: ciganët.

Po kë të sulmojnë ciganët, popull i paqes që kurrë në histori nuk ka bërë asnjë luftë?

Ishte pikërisht kjo ironia e tekstit të rrëmujshëm shpesh të pakuptimtë si fjalët e një të dehuri, të cilin Goran Bregoviç nuk e ka komentuar kurrë, por që e shkruajti në kulmin e luftërave që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Atëherë kur artistë serbë, kroatë apo boshnjakë frymëzonin luftëtarët me marshet patriotike kushtuar betejave të përgjakshme, urrejtjes për tjetrin apo thurnin himne për fitoret e lavdishme që brezat do t’i kujtonin përgjithmonë, Bregoviç zgjodhi ciganët. Pranë vetes mbajti shishen e alkoolit dhe në vend t’u këndonte ushtrive, u dha zemër ballkanasve të dehur me marshin e orkestrës së vet.

Me tingujt ritmikë të dasmave dhe funeraleve, i fton të shkojnë para, në sulm. Një tufë ciganësh të pirë, të armatosur me muzikën e Bregoviç, që zgjedhin jetën e bohemit në vend të ushtarit.

“Kallashnikov” erdhi si tallje për industrinë muzikore nacionaliste, që i përkushtohej vargjeve patriotike dhe i nxisnin degjuesit drejt betejave të reja. “Ne sulm per paqen”, ishte thirrja e këngëtarit para se të niste breshërinë e tingujve të Kallashnikovit, shkruajtën mediat italiane pas një koncerti të Bregoviçit në Firence.

I lindur ne Sarajeve, me babain kroat dhe nënën serbe, Bregovic u frymëzua nga këngët e vjetra cigane, tek të cilat gjeti strehë, duke qëndruar imun nga ndikimet nacionaliste në udhëkryqin e luftrave ne Ballkan.

Një karrem për kundërshtarët e Ballkanit të Hapur

Kur Jugosllavia u shpërbë në vitet 90, përgjatë luftës Serbo-Kroate apo më vonë në luftën e Bosnjës, Bregoviç, ndryshe nga shumë artistë të tjerë, refuzoi të mbante anën e njërës apo tjetrës palë.

“Babai im ishte kroat katolik, nëna ime ishte ortodokse serbe, gruaja ime ishte myslimane” ka thënë ai. “Nuk isha në pozitat që mund të urreja askënd. Thjesht më vinte keq për të gjithe” ka rrëfyer këngëtari, duke pranuar se është i lumtur që fëmijët po i rrit në Paris.

“Në Ballkan të jesh patriot, të kushton shumë. Ata duan vetëm ushtarë” u shpreh në një interviste për AFP.

Janë rrethanat nga të cilat vjen një nostalgjik i pashërueshëm i ish-Jugosllavisë. Bregoviç ëndërron rikthimin e Sarajevës së para luftës dhe për këtë evokon bashkëjetesën mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Gjithnjë e ka bërë. Madje vetë e ka pranuar se mund të jetë një promovues më i mirë i ideve të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare dhe ndëretnike, më mirë se sa çdo politikan.

“Për mua, është më e lehtë. Është e vështirë për fenë dhe politikën. Por unë mund të bëj bashkë gjërat që janë të paimagjinueshme për politikën dhe për fenë” ka thënë Bregoviç gjatë një interviste.

Sot, idetë e bashkëjetesës mes popujve fqinjë në Ballkan janë përqafuar edhe nga Aleksandër Vuçiçi, ish-ministri i Millosheviçit, që gjatë luftës në Bosnjë betohej se për çdo serb të vrarë, do të vriteshin 100 muslimanë. E njëjta retorikë, e heqjes së kufijve dhe bashkëjetesës në harmoni dëgjohet edhe nga Edi Rama në takimet e Ballkanit të Hapur.

I pari nuk pranon të bëjë asnjë hap pas në dialogun me Kosovën. I dyti nuk do t’ia dijë për këtë qëndrim. Marrëveshjet Rama-Vuçiç lanë shijen e një aleance të gabuar, në dëm të interesit kombëtar në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Rama u gjend përballë akuzave të forta.

Prandaj gjatë pushimeve të verës, u hodhi në mes këngëtarin e famshëm nga Sarajeva. Nuk kanë kaluar shumë ditë, por ndarja në llogoret pro apo kundër koncertit në Korçë është në kulm. Perceptimi është se shqiptarët në anën këtej të kufirit janë pro koncertit të Bregoviçit, ata të Kosovës, kundër. Kritikët e aleancës Rama-Vuçiç e sulmuan më fort se të tjerët këngëtarin. Qenë të parët që kapën karremin e Ramës./Lapsi.al



20 Comments

  1. Ide e vetë institucionit!!! BULLSHIT!

    Sotiraqi asgje nuk ben pa marre lejen nga lart. Po nuk vuri vulen udheheqesi, nuk leviz asgje ne Korce.

    1. Po sa I ndyre qe je o Andi tamam kurve Zagrebi! Po ai ka shkuar në 1999 në Selanik në një koncert kundër ndërhyrjes së NATOS që mirë apo keq bombardonte me precizion objektiva ushtarake ndërsa kurrë dhe asnjëherë ska kënduar asnjë varg dhe ska dhënë asnjë intervistë të dënojë jo të vrarët në fushë të betejës në një luftë të ndërsjellë po për civilët femije, femra e pleq të vrarë, masakruar përdhunuar dhe nxjerrë nga shtëpitë e djegura.Po për këto nuk shkruan ti o Bushat se edhe ti je pjelle e farës se keqe sllavo-komuniste dhe fjalën viktima e përdor vetëm për ata që gjoja vdesin nga Covidi o mortje se edhe për këtë fjalor që përhap panik tek popullata paguheni nga Sorros KillGates që duan vdekjen dhe kontrollin e popullsise nëpërmjet vaksinave vrasëse ashtu siç edhe djali pederast i Sorrasit ka mbi 1 muaj që vërtitet këtej derisa mbaroi takimi I 3 bythqirave EDrogaVucic dhe Zaiev Jevgu

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT BLEDI MANES DHE KOL SALLAKU SKYPE thotë:

    NE SHENJE RESPEKTI YMER GELBAZA KELLIRA KA VENDOSUR TJA FUS KARIN NE BYTH GORAN BREGOVICIT ALEXANDER VUCICIT BATON HAXHIUT EXI RAMES DHE DULLA KOTIT

    1. Ja, e shikoni GELBAZEN!? Ky eshte shembulli, qe thote Bregoviqi.
      Eshte patriot, eshte Salist, dhe eshte ushtar qe per nje byrek me gjize te thartuar, shan nga para dhe nga mbrapa gjithe boten.
      Eshte shenje se eshte rritur i maltrajtuar ne familjen e tij.
      Muter i ka patur prinderit, kak eshte vete dhe shurre i ka femijet.
      Zvarre ka per te ikur gjithe jeten, nese jeton deri ne 2029… Per tu kenaqur me Ramutin….

  3. Ore s ka djem Korca sepse ja tregon mir vendin Ruso Serbit Edvin pordha dhe ati viqit te Serbis , kan vdekur Shqiptaret dhe mendon Edvin pordha se luan me ne por i vje dita dhe jetij monstre

  4. Boll me nacionalizma fallco o njerez,Goran Bregoviç eshte nje kengetar me fame boterore dhe prania e tij ne Korçe eshte privilegj,luften e fituam,kemi dy shtete Shqiptare,keshtuqe tani e tutje duhet te shohim perpara per hir te brezave qe do te vine dhe per interesa reciproke,duam nuk duam jemi komshinj dhe do jemi tere jetes,keshtuqe duhet te gjejme menyren te jetojme ne paqe dhe jo lufte,Gjermania ne ishullin e Kretes ne Greqi vrau,masakroi dhe dogji fshatra te tere dhe sot Kreta eshte destinacioni nr.1 i turisteve Gjermane….

    1. O Idiot “pa emer”, kur thua kengetar me fame boterore , shof njvelin e larte te injorances dhe te shokeve tend, ushtare te Rames.

      Ne se Bregileshi jot do te bente nje deklarate shume te thjeshte ku te shprehej pendesa per krimet monstruoze te serbeve ndaj shqiptareve, edhe mund ta degjoja, por tu besh karshillek shqipateve me banim ne Kosove, kjo eshte me shume se injorance, eshte krim kombetar.

  5. “Une dua te jetoj ne nje kulture te qetesise, ku domethenja me e madhe eshte ku une te degjoj zerin tim.“ Nuk e di kush e ka thene kete, po une e kam nga interneti. Pra nuk eshte e imja. Ne Shqiperi jo zerin tend nuk e degjon, po te gjithe kane licensen te vrasin zerin, te vrasin dinjitetin – te gjithe

    1. Jeto o zonje a zoteri a ca je,se spo ta ndalon njeri. Po para se te kerkosh qetesine qe te meditosh me Muziken e ketij serbit, kerko njehere nje qetesi qe eshte edhe me e rendesishme: qetesine nga bandat dhe narko trafikantet… Zhgenjim nga ky shkrim i Lapsit. Shpresoj mos te jete nje shenje qe edhe keshtjella e Lapsit te bie ne duar te oligarkeve. Te pakten behuni me te sinqerte dhe nderrojani emrin titullit, sepse 80% e artikullit flet dhe ka qellim te pastroje figuren/CV e Bregos. Miresevjen Brego, Vucic, Minishengen. Rrini si ne shtepine tuaj !

      1. Po ja fut pordhes kot. Ku e gjete Serb? Ky e kam baben Kroat plus ka gruan myslimane. Ti flet sikur Bregovici eshte Minister ne qeverine e Vucicit. A ka ndone fakt qe Bregovici ka mbajt anen e Serbeve ne konflikt? Na thuaj po pate. Po thjeshte duke bertit se eshte Serb dhe i bie te jete po aq i keq sa Milloshevici nuk ka kuptim. Luften per ne eberi Amerika, dhe na thane tani ju beni paqen. Serbia e humbi Kosoven, humbi edhe Malin e Zi. Cfare ti bejme tjeter?

        1. @Arber. Harroje per momentin se cfare kombesie ka ky krushku i ri,Brego. Vetem ideja qe per nje te huaj,kushdo qofte e aq me pak per nje Serb, te coheshin i madh dhe i vogel te mbrojne Bregon e a thua se ishte Skenderbeu, e te shperthjne ne histeri anti-kosovare,e te shajne vellezerit e tyre, me lloj lloj perbuzjesh, vetem se bene thirrje kunder Bregos,kjo eshet shqetesuese. Deri dje mendohej se keto percarje i benin nje grusht njerezish te paguar filoserb , por tani se dalin njeri pas tjeter me emer mbiemer,emra te shoqerise civile, turma militantesh te egzaltuar, pseudo evropiane(qe Europen e shohin te Serbia, ku ironikisht gjithe Ballkani ka luftu per te ik prej saj), kjo eshet alarmante. Dhe nje gje u them te gjithe ketyre militanteve, neojugosllaveve, dhe antikosovareve qe i ndjek hija e Albinit. Se jeni te shitur ju qe shiteni sa te nje oligark tek tjetri, sa tek nje sherbim i huaj tek tjetri, dhe i beni “detyrat” fshehurazi si skutha, nuk dmth qe edhe Albini eshte i tille, apo se Albini po ua luftoka e paska kohe te merret me Ramen. Perkundrazi e kudnerta eshte e vertete , mediat e tij po luftojne Albinin. Albini s’ka bere qofte dhe nje status per Bregovicin dhe jam i sigurte qe s’ka nxit asnje person. Tani se 60% e popullsise kane votu VV, sdo te thote qe cfare thote njeri ne FB e tij personal, apo ne inboxin e ndonje gazetari, apo se cfare shkruaj une ketu sipas mendimit tim,na paska nxit Albini apo VV. Pra i rane ne qafe kot, Albinit, VV, Kosoves. Por kjo kaperdihet, edhe se per fat te keq do vije nje dite qe do e kerkoni kete Albinin. Le ta shajne neser nje kryetar tjeter partie ne Kosove, e konkretisht Lumnir Abdixhiku dhe shikojeni si do ua kthej dashnine ai. Ajo qe nuk kaperdihet eshte se,ashtu sic iu paralajmerova qe diten e pare kur po nenshkruhej Minishengeni, eshte se do shtohen filoserbet(sic u pa edhe keto dite), antikosovaret, percaresit, kolonet serbe dhe ruse, afrikanet dhe aziatiket,do zbrazet Shqiperia nga shqiptaret, do e falimentojne turizmin shqiptar dhe turizmi i ri elitar serb do marri te gjithe turistet dhe fitimet,pasi do kene blere te gjithe tokat ne bregdet(lexo sot mediat serbe skane humbur kohe u kane bere thirrje te gjithe serbeve masivisht te blejne toka ne bregdet). Kjo eshte shqetesuesja, dhe per kete reaguam,sepse po ta gelldisnim Bregovicin, do vinin fazat e tjera te ketij plani, ose e kudnerta po ta kundershtonim. Per fat te keq se kuptuat ku e kisha te pakten une personalisht, dhe si militante te mjere, menduat se erdhem tua sulmojme liderine partise. Nejse e keni ne dore vete, se une me s’do perzihem ne “pune te brendshme”,se me tregon deren ndonje ketu, qe ta pengoni ose pranoni Minishengenin (qe do ishte veteshktariim i Shqiperise)

          1. Ohu tashti po na ben “politike te madhe”. Politika eshte kurve, dhe kur nuk je brenda saj nuk ke informacion e del me konkluzione krejt te gabuara.
            Nese ne pamje te pare, sic jepet ne infomacion publik duket sikur Shqiperia e Kosova perplasen ose sic thuhet Rama me Kurtin nuk shkojne mire beji pyetjen vetes se kush e organizoi takimin e Kurtit me KM Grek Mitsotakis?
            Kush i ka luajtur guret qe ne Shtator Greqia do njohi Kosoven?
            Ki parasysh ne kemi informacion publik, pra qe i jepet publikut por ne asnje menyre nuk mund te pretendojme se ka te verteta ne te.

            Kurse qeveria merr infomacion nga sherbimi sekret. Te dyja jane sherbime informacioni. Kush mendon ti se eshte informacion i sakte, ate qe mediat i japin miletit apo ai qe sherbimi sekret i jep qeverise?
            Ndaj ne rrahim uje ne havan nese mendojme se kemi informacion per te marre vesh cbehet.
            Fatos Nano ka thene njehere se “Ne Shqiperi flasin ata qe nuk dine c’behet, kurse ata qe e dine nuk flasin”.
            E ke parasysh kur Adem Demaci e quante Nanon tradhtar dhe pastaj vite me vone e lavderonte e i thane pse e nderrove mendjen? Ai tha sepse atehere nuk kisha informacion te sakte c’behej.
            Se cfare loje bejne Rama e Kurti e dine vetem ata, nuk mund ta dime ne. Ne qofte se mendon se cfare lexon ne gazeta eshte edhe e verteta per ate cfare ndodh atehere je naiv.

    2. Nuk eshte Karrem i Rames, por eshte nje beteje personale e Rames, sepse sic e dini, i ka mbetur ne CV dhenia e celesit te Tiranes ketij krushkut Brego, dhe duke sjellur Bregon dhe duke dhene pershtypjen qe Brego pritet normalisht, pra BRego eshte europian dhe kush ua sulmon bregon eshet primitiv, ai do te pastronte CV e tij, ate njollen e zeze te 2006. Pastaj , se jane te gatshem sahanlepiresit militante dhe “pseudo-analiste”(nuk e kam per analistet e Lapsit, megjithe gabimin e sotshem,sepse Lapsin e diferencoj),ta pastrojne figuren e Bregos, dhe per nje SHKA(po per ne eshte SHKA,sado qe doni ta beni kroat me zor, kur vete kroatet e e refuzojne ne fakt), shume analiste dhe turma militantesh e ju sulen Albin Kurtit, VV “pseudo patrioteve”(sipas ketyre pseudo europianeve), si cakenj. Nuk e sulmuam Edi Ramen per ti humb pike politike,se as nuk ka zgjedhje ne Shqiperi, (e te mendosh qe Edi Rama influencon ne Kosove eshte qesharake, ai tashme eshte me i urryeri), por e sulmuam per ta fitu betejen e Minishengenit, dhe me vjen keq qe as se kuptuat!

      1. Po cfare shkie asht ky mor!?
        Ky asht fill shqiptar. Me mbiemer BREGU. Kusheri me Jovan Bregun, me Majlinda Bregun, etj .
        Por si te gjithe shqiptaret, te cilet jane patriote te medhenj, mohojne se jane shqiptare.
        I keni pare emisionet e Marin Memes? – Flasin shqip, por thone, jam mysliman, nuk jam shqiptar. Flasin shqip, por thone jam i krishter Maqedonas.
        Flasin shqip, por thone jam orthodhoks grek.
        Jetojne ne shqiperi, ne Vrake, por thone, jam malazias, jetojne ne Golloborde, apo Shistavec, por thone jemi bullgare.
        Jetojne ne Pustec, por thone jemi maqedonas, jetojne ne Himare, por thone jemi greke, jetojne ne Rreth Libofshe, Fier, por thone jemi serbe.
        E pra, gjysma e Greqise jane arvanitas, por askush nuk pranon se eshte shqiptar.
        Gjysma e bosnjes jane shqiptare, por askush nuk e pranon…
        Hani mut me patriotizmin tuaj.
        Nuk i vijme as te maja e thoit te kembes, grekut, maqedonasit, serbit dhe boshnjakut, per patriotizem…
        Per llafe, te cajme piten…

  6. Vetem ne hymnin tone perdoret fjala “tradhetar”. Nje gjindje qe shitet per dy lek, vari karin. Mire se te vijne bangladeshasit, u trashegofshi dhe u shtofshi sa me shpejt. Sudani nuk na do per koloni.

  7. Edvin droga droga droga pordha e hamshorin e vet ate mutin kengetar prandaj e ka thirrur kur ishte kr/bashkie prandaja dhe ne festen e birra Korqa e do aty sepse pin e dehen mir e mire me birre dhe pastaj iken e shkerdhehen Serbi me Ruso Serbin Edvin pordhen ne hotel, ky pra esht lideri i Europes EDVIN PORDHA.

  8. Ky ka qene autori kengeve te bjello dugme, grupi me i famshem ne jugosllavi. Kane bere dhe nje kenge shqip. Eshte artist i madh ne fakt por injoranca jone epike perpiqet me zor ti gjej cen e ta bej pis. Le te vije, kush sdo mos ta shihe, kish shijon muzike e ndjek me qejf. Shqiperia sduhet te bier pre e injorances dhe dallkaukllekut qe vjen pertej kufirit.

  9. Per respekt te viktima te luftes duhet ta kishin anulluar koncertin me kengtarin serb kjo nuk eshte mire ndermjet shqiptareve te ket percarje vetem per nje serb ka plot kengetar bota pse duhej patjeter ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *