• |
ide | kryesore

I riu u plagos me armë zjarri gjatë natës, policia jep detaje rreth ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ndërsa në kërkim është shpallur autori.

Sipas policisë, plagosja me armë zjarri ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I riu mori plagë në këmbë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.

“Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *