• |
ide | kryesore

IGJEUM jep alarmin: Të martën i gjithë vendi në rrezik të lartë zjarresh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një lajmërim këtë të hënë se situata do të jetë e rrezikshme sa u takon zjarreve në vend. IGJEUM nuk parashikon reshje shiu as të martën ndaj pothuajse në të gjithë vendin ka rrezik zjarresh.

Të martën pritet nivel “I LARTË” rreziku zjarresh në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jugperëndim), Kukës (Verilindje) dhe Dibër (Veriperëndim).

Nuk priten reshje në të gjithë qarqet.

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 25 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 36 °C

Era pritet të fryjë e lehtë. ©LAPSI.al

No photo description available.

May be an image of map



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *