• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë Papa Françesku, i nisin një zarf me plumba

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një zarf me tre plumba, drejtuar Papa Françeskut, u gjet nga punonjësit e postës në Qendrën e Renditjes Peschiera Borromeo, në provincën e Milanos. Pakoja, e cila nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë, sipas asaj që dihet deri tani mësohet se është nisur nga Franca. Zarfi me tre gëzhojat u kap nga Karabinierët e Compagnia di San Donato Milanese, ndërkohë që hetimet mbi rastin në fjalë vijojnë.

Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë. Dosja u konfiskua më pas nga Policia Italiane dhe ka nisur që të analizohet me detaje për të çuar efektivët tek dërguesi i saj.



3 Comments

  1. Nuk kam arritur asnjëherë t’i kuptoj këta gazetarët tanë “fantastikë” që ka ky vend, se si mund të kërcënohet dikush me jetë, nuk do t’a lënë të vdesë kurrë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *