• |
ide | kryesore

Kultivim kanabisi e dhunë në familje, arrestohen 4 persona në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit evidentuan  një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Xarrë, Konispol.

Për rastin u arrestua në flagrancë një 24-vjeçar me inicialet S. M.,  si dhe u ndalua shtetasi 60-vjeçari A. A., të dy banues në Sarandë. Dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  ata kanë kultivuar fidanë kanabisi në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Qafa e Sorones”

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Vlorë dhe Himarë arrestuan në flagrancë për dhunë në familje 57-vjeçarin Dh. M., banues në Vlorë, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar me inicialet A. V., banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *