• |
ide | kryesore

Raporti alarmant për klimën/ Njerëzit po e shpien globin drejt katastrofave

-Instant, Arkiva, Kryesore



Rrebeshet, ciklonet tropikale, përmbytjet thatësirat e frikshme do të shtohen me një dendësi të papërfytyrueshme nëse njerzimi nuk merr masa për të përballuar efektet e ngrohjes globale. Ky është konkluzioni i një studimi voluminoz,
të nënshkruar nga 234 shkencëtarë ndërkombëtare që marrin pjesë në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC që bën pjesë në OKB). “Në raportin që u bë publik të hënën më 9 gusht nga IPCC theksohet se për herë të parë është provuar se janë aktivitetet njerëzore dhe jo ndryshimet natyrore të klimës që shkaktojnë ngrohjen e vënë re në dekadat e fundit” shkruan gazeta Le monde që i ka kushtuar këtij evenimenti ballinën e saj.

“Ky vëzhgim nuk është i ri, por nuk ka qenë kurrë më parë kaq i pamëshirshëm: ngrohja e klimës, e cila shkakton ngritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akullnajave dhe rritjen e numrit të ngjarjeve ekstreme, po përkeqësohet me një ritëm dhe me një shpejtësi të pandodhur për mijëvjeçarë me radhe dhe po prek të gjitha rajonet e botës” shkruhet në editorialin e gazetës franceze.

“Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”

Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por ky tavan i parashikuar të preket në fund të shekullit do të ceket që në 15 vitet e ardhshme, nëse vazhdohet me këto rritme thekson raporti  i miratuar nga 195 vende anëtare.

Ky dokument që u publikua në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, i nxori përfundimet e tij pas shqyrtimit të mëse 14.000 punimeve shkencore.

Raporti i IPCC: OKB-ja jep alarmin për mbingrohje të planetit dhe katastrofat e ardhshme natyrore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e përshkruar raportin si një “kod të kuq për njerëzimin” dhe bëri thirrje t’i jepet fund përdorimit të qymyrit dhe lëndëve djegëse fosile, të cilat janë jashtëzakonisht ndotës.

IPCC është krijuar në vitin 1988 nga dy institucione të OKB: Organizata Botërore Meteorologjike (ëMO) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedisin (UNEP). Misioni i saj është të vlerësojë dhe sintetizojë gjendjen e njohurive të shkencëtarëve të ndryshëm për çështje si klima, shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e mundshme për ta kontrolluar atë, në mënyrë që të sigurohet një diagnozë e saktë dhe objektive në shërbim të hartuesve të e politikave.

Pra përfundimet e saj nuk nuk kanë të bëjë me kryerjen studimeve të reja, por me krijimin e një konsensusi të bazuar në ato ekzistuese.
Raportet e këtij paneli shërbejnë në veçanti si bazë për negociatat ndërkombëtare për klimën, por IPCC nuk ndikohet nga vendimet politike që jo gjithmonë shkojnë në favor të përmirësimit të klimës sepse marrin në llogari edhe faktorë të tjerë.

Përgatiti: Lapsi.al



6 Comments

  1. Ne Karaburun zjarri i qellimshem kishte dhjete dite qe merrte permasa dhe asnje reagim nga qeveria.
    Ndertimi i parkut eolik ne karaburun , beri qe zjarri te shkrumboj gjithe gjelberimin me aprovimin e qeverise.
    Te nderhyje prokuroria sa me shpejt, pasi keta te babezitur po gllaberojne jo vetem pronat e te tjereve, por dhe bukurite e natyres.

    1. Janë avazet e rradhes të bythqirave që shkaktuan pandemine dhe po detyrojnë njerëzit të bëjnë vaksinat vrasëse e kanë thënë më kohë më zë e figurë që duhet pakësuar popullsia e botës hajde se duke u vaksinuar ushtarët dhe idjotet e tyre trushpëlarë do shkojnë ne pidh të Anetës ne “konspiracionistet” do biem rehat se shumë bythqira trushpelare dhe rilindas kudo në botë sdo bëjnë me hije mbi tokë çdo e keqe e ka 1 të mire

  2. Keto jane lodra te pocaqive, ne sherbim te djallit te mallkuar, si; soros, bill gate, rothchilds & co, mjerane qe do te percellohen perjete ne ferrin e zi, per krimet e kryera kunder njerezimit, gjallesave dhe gjitheckaje.
    Nese “jane shume njerez dhe planeti si perballon dot” atehere le te fillohet pakesimi i njerezimit me keta te paret, se keta predikuesit e ndyre te pafe, jane krijesat me te ndyra mbi Toke, keta keqberes levizin me filo aeroplanesh private, kane villa pafund, flota makina pafund, jahte, ishuj private etj, keta pra e shkaktojne “ngrohjen globale” dhe jo tironsi autokton, qe sillet verdall Tirones, me biciklete 28-she.

  3. 1200 super-shkenctare britanike firmosen nje leter ku paralajmerohej per rrezik global e jo vetem kombetar nga hapja e Britanise ne mes te korrikut. Rezultati ishte pergjysmim i rasteve. Asnje pasoje per shkenctaret. Perkundrazi jane me te nderuar se kurre se bene gjene e konsideruar me te mire nga pikepamje morale. Shkencetaret jane pergjithesisht njerez normale qe do shkojne me rrymen kur nuk i kushton asgje pervec tradhetise se profesionit. E verteta eshte qe me pak njerez se pergjate gjithe historise demtohen sot nga katastrofat natyrore. Zhvillimi ekonomik dhe jo moti e vendosin standartin e jeteses. Kete e tregon thjesht fare fakti qe vendet me te zhvilluara jane larg te pasurit kushtet me te pershtatshme te motit. Raporti i panelit qe merrni per baze ju pershkruan skenarin me te keq qe nuk ka probabilitet te ndodhe por qe vendoset aty pikerisht per te prodhuar keto tituj apokaliptike per te tmerruar ‘plebenjte’ sipas tyre. Per me teper ky eshte dokument politik i nxjerre nga njerez te caktuar nga qeverite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *