• |
ide | kryesore

SPAK mbyll hetimet për dosjen e kanabisit në Skrapar, çohen në gjyq 23 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër punonjës të Policisë dhe dy zyrtarë të pushtetit vendor janë dërguar të pandehur bashkë me 17 persona të tjerë që organizuan kultivimin e 28 parcelave me kanabis në zonën e Skraparit gjatë vitit 2020.

SPAK mbylli hetimet për grupin dhe i kërkon gjykatës të gjykojë dosjen për akuzat e kultivimi, trafikut të kanabisit dhe grupit të strukturuar kriminal, si dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen e kanabisit në Skrapar, duke i kërkuar Gjykatës marrjen të pandehur të 23 të hetuarve, ndër ta edhe efektivë të policisë për akuzat shpërdorimit të detyrës, kultivimit, shitjes së kanabisit dhe grupit kriminal.

Hetimet për dosjen nisën në qershor të 2020-ës, ndërsa janë dokumentuar disa raste të trafikut të kësaj sasie e mbjell në zonat pyjore të Skraparit. Ashtu sikurse ka rezultuar nga hetimet, trafikantët ndihmoheshin edhe nga zyrtarë të pushtetit lokal, si dhe efektivë policie.

Konkretisht në hetim si bashkëpunëtor janë zyrtarët, Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan, policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro. Si dhe Kreu Njësisë Administrative Tërpan, Edmond Zotko dhe kryeplaku i Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj.

Gjatë hetimeve, SPAK konstatoi se këta shtetas kishin ngritur impiante vaditje, vendstrehime dhe vendqëndrim ku vendoseshin punonjësit e kanabisit. Në shumë raste, rezultoi se emigrantë të Lindjes, janë punësuar nga këta trafikantë për të rritur bimën narkotike.

Në total u gjetën 28 parcela me kanabis të mbjella nga ky grup në Skrapar, si dhe u sekuestruan gjithsej 5045 bimë kanabisi. Hetimet për këtë dosjen vazhdojnë paralelisht edhe për akuzën e pastrimit të parave të vëna nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe është ndarë një procedim tjetër për identifikimin e personave që kanë financuar kultivimin e lëndës narkotike.



1 Comment

  1. Edhe me Kanabis merret SPAK?

    Sa poshte paskan rene gjynanfqaret, prandaj nuk merren me dosje serioze se jane te zene me dosje ordinere?

    S’kam besuar kurre te nje vegel partie socialiste qe quhet SPAK.

    Kanabis lulzon rrugeve me motorrat e picave, me cigaret neper duar te te rinjte e lokaleve, me korriera neper shtepia etj…

    Me mire e ben punen Sala se Spaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *