• |
ide | kryesore

Spanjë/ Shkatërrohet grupi i kanabisit, kapen edhe dy vëllezër shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup që merrej me kultivimin kanabisit është arrestuar nga policia spanjolle. Në pranga janë vënë shtatë persona, dy prej të cilëve janë vëllezër shqiptarë.

Sipas mediave spanjolle, banda kultivonte marijuanë, plantacionet e të cilës i kishte ngritur në disa zona të Tarragonas.

Dy vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, merreshin me korrjen e lëndës narkotike.

Hetimi për bandën nisi që tetorin e kaluar, ku u zbulua se shqiptarët po qëndronin në një apartament në Cambrils.

Policia lokale e monitoroi vazhdimisht grupin që nga ajo kohë derisa, hetimet zbuluan tre plantacione marijuanë veçanërisht në qytetet Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *