• |
ide | kryesore

Aeroporti Changi i Singaporit bie nga froni/ Kush e zëvendësoj?

-Instant, F1, Stil



Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet, është shpërblyer me vendin numër një në vitin 2021 në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”.

Këtë vit, Changi u rendit i treti një arritje për çdo aeroport tjetër, por ndoshta jo nga këndvështrimi i super-fansavee të tij, të cilët rregullisht vlerësojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.

Ngritja e Dohas përkon me punën e palodhur të linjës ajrore të saj kryesore, Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në transportuesin e saj kombëtar ashtu edhe në aeroportin e tij, me rezultate mjaft spektakolare.

Këtu është lista e plotë e 10 më të mirëve në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”:

1. Hamad International Airport (HIA)

2. Tokyo Haneda Airport (HND)

3. Singapore Changi Airport (SIN)

4. Incheon International Airport (ICN)

5. Tokyo Narita Airport (NRT)

6. Munich Airport (MUC)

7. Zurich Airport (ZRH)

8. London Heathrow Airport (LHR)

9. Kansai International Airport (KIX)

10. Hong Kong International Airport (HKG)

©LAPSI.AL



1 Comment

  1. Drejtshkruhet ‘kush e zëvendësoi’ ose ‘kush e zëvendëson’, nê vetën e tretë, o gazeptar blloku me pushime ne Dhrimadhes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *