• |
ide | kryesore

“Çfarë kërkonte në Serbi dhe Shqipëri “Trumpi i vogël”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat serbe kanë aluduar për motivin e vizitës së ish-të dërguarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Ballkan. “B92” i ka dedikuar një analizë të plotë qëndrimit të tij në Serbi dhe në Shqipëri, ku bie në sy takimi me politikanë, por pa lënë pa shijuar edhe jetën e natës.

ARTIKULLI I PLOTË:

Ai qëndroi në Serbi dhe Shqipëri, takoi politikanë, doli e shijoi jetën e natës, kërkoi mundësi biznesi. Meqenëse ai nuk është më në administratën amerikane, nuk është e qartë se për interesin e kujt po punon tani Grenell.

Ish i dërguari amerikan postoi një video në Instagram teksa festonte në një klub nate me ministrin e Financave, Sinisa Mali. Ai gjithashtu postoi fotografi në Instagram me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, dhe më pas fotografi nga bregdeti, duke dhënë shumë pak detaje se çfarë po bënte në Shqipëri. Zëri i Amerikës u përpoq ta kontaktonte përmes ish -bashkëpunëtorëve në administratë për të mësuar më shumë. Instituti për Politikë dhe Studime Strategjike i Universitetit Carnegie Mellon u përgjigj se Grenell nuk punonte më atje, duke e lënë me kaq.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Grenell dha një interivistë duke u shprehur se ishte i angazhuar në promovimin e investimeve të huaja dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

“Vizioni i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kishte të bënte me krijimin e vendeve të reja të punës, me ekonominë dhe ideja ishte që rajoni i Ballkanit të përparonte … Por ajo që ne duam të shohim është vazhdimi i atij investimi, prandaj unë jam këtu. Unë jam në sektorin privat dhe ne po kërkojmë mundësi për të krijuar një sektor privat për investimet e huaja në Ballkan,“-tha Grenell.

Si një ish-bashkëpunëtor i Trump, ai ka qenë i angazhuar në punë këshillimi dhe lobimi prej vitesh, kështu që vazhdimi i një angazhimi të tillë nuk do të ishte i çuditshëm për të. Përpara se të ishte pjesë e administratës së Trump, Grenell themeloi studion e konsulencës “Capitol Media Partners” në 2009, e cila funksionoi deri në 2017. Studioja përfaqësonte klientë nga Kina, Somalia, Irani – por nuk ishte e raportuar tek autoritetet. “Washington Post” një herë njoftoi se kompania e Grenell gjithashtu përfaqësonte një organizatë të financuar nga partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Pozita e tij e fundit në administratë ishte drejtori në detyrë i Shërbimeve të Inteligjencës Kombëtare. Pasi mbaroi punën e tij në administratë, u spekulua se Grenell do të kandidonte për guvernator të Kalifornisë, por nuk ndodhi kurrë. Ai shfaqet herë pas here në televizionet e Trump, ku edhe moderon. Madje për shkak të mënyrës se si ai punon dhe mendon, e quajnë “Trump i vogël”.



6 Comments

  1. INDIVID ME VESE TURPI I KOHES , VIJNE E TALLEN ME SHQIPTARET , GJEJNE DHE BASHKEBISEDUES ME VESE SI VETEN NE QEVERIN E KRYHORIT.
    KETO MASKAREJ DUHET ME I PRçMU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *