• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Ky është momenti i arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këto janë çastet kur në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë Fatmir Pjetri.

Por ai nuk kontrollohet dhe e njëjta shkelje kryhet edhe me Arbër Çekajn i cili drejtohet për në tarracë, nga ku brenda tetë minutash tentuan të arratisen.

Ata do dalin për masën e sigurisë sërish veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz.

Ky është Fatmir Pjetri dhe ky Arbër Çekaj që kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër këto shkallë në zyrat e administratës.


I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut , aty ku përleshja mes tyre dhe tre policeve të tjerë është e dukshme.

Ata janë vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan u dështon.


Kamerat tregojnë se në orën 15.11 pasi janë prangosur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kthehen në ambientet e qelive. /Top Channel



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *