• |
ide | kryesore

Mbollën kanabis në arë, shpallen në kërkim vëllezërit në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër në Krujë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Bëhet e ditur se Flamur Çangu, 47-vjeç dhe Altin Çangu 38 vjeç kishin mbjellë në një tokë me prodhime bujqësore në pronësi të tyre fidanë kanabisi.

Po ashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën të ditur se në flagrancë është arrestuar një 34-vjeçar i cili ishte duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe ka goditur një 61-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë.

I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga është vënë edhe 47-vjeçari A. N., banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *