• |
ide | kryesore

Reality Show në Netflix, historitë e dashurisë në ishull

-Instant, Paparazzi, Slider



Një grup me “djem të mirë” dhe “djem të këqij” shkojnë në një ishull tropikal ku i presin tre vajza në kërkim të dashurisë. Në “FBoy Island”, një reality show, ka një vijë të hollë, e cila ndonjëherë nuk ekziston fare, që ndan djemtë e mirë nga djemtë e këqij.

Këta të fundit quhen ndryshe edhe f*ckboy – term që përdoret për të përshkruar një djalë që nuk preferon të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme, luan me ndjenjat e vajzave dhe ndonjëherë tregon mungesë respekti ndaj tyre. Nisur nga termi, ka marrë edhe emrin “FBoy Island”.

Gjysma prej tyre janë djem të mirë. Të tjerët, janë f*ckboys. CJ, Nakia, dhe Sarah duhet t’i njohin ata dhe të përpiqen të kuptojnë nëse po pëlqejnë një djalë të mirë apo jo. Të gjithë duhet të sillen mirë sepse $100,000 është çmimi për atë që shkon drejt fundit. “Kur e gjeta veten duke folur për takime me njerëz – veçanërisht njerëz të moshës 22 deri në 35 vjeç – historitë që dëgjova, nuk i kam parë kurrë të reflektuara në shfaqjet e takimeve. Këto shfaqje që kanë lidhje me takimet e dashurisë janë vërtet të bazuara në idenë e zgjedhjes së personit më të mirë nga një grup njerëzish dhe të gjithë ata që paraqiten janë të përsosur,” tha Gale për Insider.

“FBoy Island” është shumë më argëtues për t’u parë me një person të seksit të kundërt, në mënyrë që të debatoni paksa. Vetëm mos vendosni baste – nuk i dihet kurrë. Ka surpriza!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *