• |
ide | kryesore

Riaktivizohet vatra e Karaburunit/ “Zjarret të qëllimshme, dje u fikën, ndërsa në mesnatë u ndezën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të pishave të Llogorasë mëngjesin e së martës.

Forca të shumta iu ngjitën malit sërish por flakët të ndihmuara dhe nga era që fryn nga veri lindje i çonin flakët në mesditë drejt Llogorasë.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje telefonike nga vatra e zjarrit tha se flakët në Karaburun kanë qenë të qëllimshme, pasi gjatë ditës së djeshme u fikën të gjitha dhe në mesnatë u riaktivizuan.

“Gjatë natës pas përfundimit të një beteje të vështirë për shuarjen e flakëve gjatë orëve të mesnatës ka qenë një rindizje nga duart e poshtra që na kanë kthyer sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë. Kemi bërë një punë të mrekullueshme dje, duke fikur të gjitha vatrat në territorin e Karaburunit. Sot filluan erërat paraditen,tani jemi në Qafën e Kajos në përroin e Mrizit të Pishave, duke kontrolluar vijën e zjarrit në këtë përrua. Në këto momente kemi vënë në kontroll situatën, ndërsa betejën e kemi në këtë pjesë të përroit për të vënë në kontroll flakët këtë:, tha Mamaj për Top Channel.

Banorët e fshatit Dukat shprehen se kjo situatë duhej vënë nën kontroll sapo zjarri u shfaq jo tani që është e pamundur dhe rrezikon seriozisht Llogoranë.

Në Vlorë zjarret vijojnë te perhapen edhe pse disa persona kanë rënë deri tani në pranga, së fundi një zjarrvënës në Tragjas.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *