• |
ide | kryesore

Romë/ 34-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë pasditen e djeshme, në Romë.

Makina e saj tip Smart, është përplasur me një Audi. Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa edhe mjeti Audi është shkatërruar në pjesën e përparme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *