• |
ide | kryesore

Beyonce : Të qenurit vajzë me ngjyrë më shtyu që të punoja shumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja , Beyonce, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar”.

Beyonce ka treguar për revistën se nisi të merrej me art ishte vetëm shtatë vjece dhe ngjyra e lëkurës së saj, e shtyu  të punonte më shumë.”Unë isha duke konkuruar në konkurse vallëzimi dhe këndimi në moshën shtatë vjece. Kur isha në skenë, u ndjeja e sigurt. Unë shpesh isha vajza e vetme me ngjyrë, dhe pikërisht atëherë fillova të kuptoj se duhej të kërceja dhe të këndoja dy herë më shumë. Më duhej të kisha prezencë skenike, zgjuarsi dhe sharm nëse do të doja të fitoja. Fillova të marr mësime zëri nga një këngëtare e operës në moshën nëntë vjecare. Deri në moshën 10 vjecare kisha regjistruar tashmë të paktën 50 ose 60 këngë në studion e regjistrimit”, u shpreh këngëtarja. Gjithashtu, ajo zbuloi një nga momentet e vështira ku iu desh të mos këndonte për një periudhë kohore. “Lëndimin tim të parë vokal e pata në moshën 13 -vjecare nga të kënduarit në studio për shumë orë. Ne sapo kishim arritur marrëveshjen tonë të parë të regjistrimit, dhe kisha frikë se kisha zhvilluar nyje dhe nëse shkatërroja zërin tim karriera ime mund të kishte mbaruar. Mjekët më vunë në pushim vokal gjatë gjithë verës dhe unë heshta edhe një herë”, tregoi Beyonce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *