• |
ide | kryesore

Manipulimi i Ramës me mbështetjen gjermane për Ballkanin e Hapur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Minishengeni Ballkanik është shpërfillur nga Bashkimi Europian që kur u ngjiz në Novisad, në Serbi dhe tani që emrin e ka “Ballkani i Hapur” nuk ka ndryshuar asgjë. Me gjithë performancën e Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit, që kanë lënë takime treshe sa në Novisad në Ohër, nga atje në Tiranë e më pas në Shkup, duke i bërë marketing aleancës dhe për ta imponuar atë si një realitet i ri në Ballkan, ende askush në BE nuk e sheh askund aleancën e tyre.

Shpërfillja e Bashkimit Europian duket se ka krijuar frustrim në veçanti tek Edi Rama, përderisa këtë të martë ai u detyrua të bëjë një manipulim të pastër me deklaratën e një zëdhënësi të qeverisë gjermane për Gazetën Express.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm” me këtë fjali nis përgjigjia e zëdhënësit gjerman, që është pyetur për iniciativën “Ballkani i Hapur” duke vazhduar. “Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”

Zëdhënësi i qeverisë gjermane nxit nisma të tjera që janë nën ombrellën e Procesit të Berlinit, për të cilat është rënë dakort nga 6 shtete te Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga 3 prej tyre, sic është “Ballkani i Hapur” i Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit.

“Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale. Siç nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, gjatë konferencës së shtypit pas Samitit të Procesit të Berlinit më 5 korrik, përpjekjet duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”, ka shtuar zëdhënësi, në pyetjen se si qeveria gjermane e sheh iniciativën e “Open Balkan” dhe nëse shtetet tjera duhet t’i bashkohen një nisme të tillë.

Kjo i ka mjaftuar edhe Edi Ramës për të bërë një status në Tëitter ku ironizon, shigjeton dhe këmbëngul të vazhdojë përpara pavarësisht se çfarë thonë kritikët e Ballkanit të Hapur.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!” shkruajti kryeministri i Shqipërisë në Tëitter, sikur të ishte çliruar nga një frustrim që e ka mbajtur prej kohësh nën presion.

Por ai ishte reagimi i kryeministrit të Shqipërisë një manipulim i qëndrimit të qeverisë gjermane?

Nismat e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë disa, por si Gjermania, ashtu edhe Bashkimi Europian nuk e kanë përmendur asnjëherë termin “Minishengeni Ballkanik” apo “Ballkani i Hapur”. Nuk gjen në asnjë intervistë, asnjë prononcim apo asnjë qëndrim të Bashkimit Europian asgjë në lidhje me këtë emërtim.

Kështu ka ndodhur edhe në prononcimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane. Nryshe nga çfarë dëshiron Rama, ai nuk përmendur në asnjë rresht emërtimin “Ballkan i Hapur“, megjithëse është pyetur specifikisht për këtë nismë.

Përveç kësaj, siç zëdhënësi gjerman përmend një handikap të madh që ka “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë nuk është gjithëpërfshirëse. Aty janë vetëm 3 nga 6 vendet që përfshin Procesi i Berlinit i iniciuar nga Merkel.

Prandaj qeveria gjermane i mbetet idesë së krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Ky plan veprimi është hartuar me kërkesë të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nën kontekstin e Procesit të Berlinit dhe e ka zanafillën në Samitin e Triestes, që në vitin 2017.

Plani bazohet në rregullat dhe parimet e CEFTA dhe BE-së, të reflektuara dhe në Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit dhe mbështet katër shtylla kryesore të Zonës Rajonale Ekonomike, 1) tregtia, 2) investimet, 3) lëvizshmëria dhe 4) integrimi.

Lexo edhe: “Minishengeni Ballkanik” ndan Shqipërinë me Kosovën në Berlin/ Rama në sintoni me Brnabiq

Lexo edhe: Albin Kurti: Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt

Lexo edhe: Lubonja: Mini-shengeni, mungesa e Kosovës dhe arroganca e Ramës

Diferencat mes Tregut të Përbashkët Rajonal për 6 vendet të inicuar nga Gjermania dhe “Ballkanit të Hapur” të inicuar nga Vuçiçi, Rama dhe Zaevi i shpjegoi pak ditë më parë, një nga ekspertët më të mirë gjermanë dhe europianë për çështjet e Ballkanit, Profesori Franz-Lothar Altmann. Në intervistën për gazetën serbe DANAS në fillim të këtij muaji, Altmann analizoi samitin e Shkupit për nismën e Mini Shengenit.

Altmann tha se Mini Shengeni (Ballkani i Hapur) nuk ka lidhje me ‘Procesin e Berlinit’ dhe përpjekjet politike të rajonit duhet të ishin përqëndruar pikërisht te Tregu Rajonal i Procesit të Berlinit:

“Përse në vend të Mini Shengenit të mos punohet për Tregun e Përbashkët Rajonal nën ombrellën e Procesit të Berlinit, gjë për të cilën është arritur të bihet dakord në vitin 2020? Tregu i Përbashkët Rajonal nënkupton realizimin e qëllimeve të njejta si edhe mini Shengeni, por në të janë të përfshirë edhe shtete anëtare të BE, gjë që do të sillte vendosjen e një zone të gjërë ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me lidhje ekonomike të ngjashme me ato që ka BE me Islandën dhe Norvegjinë.

Pra, përse bëhen këto përpjekje për ‘të shpikur një armë të re për bashkëpunimin’ në vend që të intensifikohen thirrjet drejtuar Bashkimit Europian për t’i ofruar mbështetje këtij rajoni dhe përse të mos shfrytëzohet në mënyrë më të vlefshme Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC)”, – këshilloi ai.

Altman komentoi asokohe edhe ndryshimin e emrit nga Minishengen në Ballkan i Hapur.

“Ndoshta Vuçiçi nëpërmjet këtij emri të ri, ose më mirë të themi etiketimi, përpiqet ta kalojë këtë inisiativë në terren ekonomik, por mendoj se kjo nuk do të ketë dobi. Vuçiçi, Rama dhe Zaevi kanë mbajtur deri tani tetë takime dhe nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi’, – tha Altmann për DANAS.

Lexo edhe: “A duhet “mini-Shengen Ballkanik?”/ Dë: Lënia jashtë e Kosovës ka hapur polemika të forta



16 Comments

  1. ahahah… Tani se kush po manipulon ketu , po behet si ajo loja e kungulleshkave.

    @@@ Në prononcimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane. Nryshe nga çfarë dëshiron Rama, ai nuk përmend në asnjë rresht emërtimin “Ballkan i Hapur“, megjithëse është pyetur specifikisht për këtë nismë. @@@

    Pra meqe ne pergjigjen e zedhenesit te qeverise gjermane nuk eshte premendur togfjalshi ‘ ballkani i hapur’ , megjithese eshte pyetur pikerisht per kete gje , tregon qe Rama po manipulon ?
    ahah.. Po ne pergjigjen e tij nenkuptohet o Shkurdhak se behet fjale per ‘ nismen e ballkanit te hapur’ ,,, se pyetsi ja shprehu qarte se per ke nisme behej fjale.

    Mere me leng se mishi u mbarua i thone kesaj ‘ anal-ize ‘ te lapsit.

    1. Boooo! Moree, po ju kujtoni se Lapsin e lexojnë e vetëm budallat, e tipit NAMUTI, GELBAZA, dhe ndonjë truthare tjetër?
      Me cfarë citoni zyrtarin gjerman, qënka fiks siç thotë Rama.
      Ose, dhe kjo duhet të jetë e vërtetë. E keni defiçent gazetarin që bën shkrimin… Që kujton se lexuesit e Lapsit janë 100% budalla…

  2. Manipulator me te madh se ky Ram palla i Surrelit nuk ne bote, por ky veset me te poshtra qe kan te poshtrit e ter botes i ka ky palloshi i Surrelit, njeriu me i degraduar qe ka planeti ky eshte.

    1. Ti hani m…tre here ne dite para buke Rames. Ate e mbeshtesin nderkombetaret si SHBA dhe BE. Ju jashteqitjet e Sali kriminelit (non grata) nuk ju pjerdh njeri. Rrini ne opozite se i keni marre doren

    1. Rama aleat i “gjermonit”????:)))) Cna dhive tu qesh. Te ishte aleat i “Gjermonit”, i kishte plotesuar ato kushtet qe kur e mori pushtetin ishin 4 dhe tani ne fund ju bene me shume se 14. Aleat me gjermanin je kur ploteson kushtet e integrohesh ne Europe me “gjermoni” dhe jo kur ben karlliqe qe po bej minishengenin, pasaj balkannin e hapur . E per ca? Per te shkuar ne Maqedoni e Serbi me karte identieti e jo me pasaporte:))))ne nje kohe qe kemi 11 ikin pa viza kudo ne Europe.

  3. Si u identifikove menjeher o as,qe je bir bushtre,bravo te qofte ja vlen per zagar gjahu ,dhe e di kush shan i shari dhe i shkerdhyeri se burrat nuk shajne neper komente si kurvat,apo jo kurvi .

  4. Ne rrenat e perditeshme te tuaja o doç , aq shume te te neverisin njerezit saqe nuk u del fjale tjeter nga goja perveç se hajdut e mut muti!

  5. edhe bar të hamë por Salën nuk e lamë” . Rreth tij turma e servilëve dhe lakejve që i pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai, Blinkeni të të akuzojë ty dhe familjen tënde për korrupsion? Apo ajo, “Kimetja, ambasadorja amerikane të të ulë ty para të tjerëve? Ti, që ke sjellë demokracinë, ti, që ke sakrifikuar për këtë popull?, etj, lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi.

  6. Keni parasysh ate lojen e kalamajve poshte pallatit, kur te vegjlit duan ti bashkohen te rriturve ne loje por ata nuk i pranojne dhe te vegjlit qahen sa qahen pastaj dalin vec dhe krijojne lojen e tyre nga inati por te medhenjve gjithsesi nuk i rruhet fare. Keshtu eshte dhe ky muhabet, zombit Rilindas qe vdesin te shajne Salen dhe e mbeshteten Narkomanin me citjane ne shkatarrimin e Shqiperise normal qe do ta mbeshtesin edhe ne kete shkaterrim te Kosoves. Sala eshte si eshte ka ato te vetat por vendin e futi ne NATO, Liberalizoi vizat beri dhe marveshjen e Asocim Stabilizimit, kurse Drogaxhiu po na fut ne Jugosllavi. Hajt shnet e bythe te forta se do ju duhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *