• |
ide | kryesore

“Nuk më han luli për kta!”/ Haradinaj i përgjigjet Ramës: E vërteta e takimit me Macron dhe Merkel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar mbi përplasjet që ka pasur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, një ditë pas deklaratave të këtij të fundit.

Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Më herët, kreu i AAK-së konfirmoi bisedën me tone të ashpra që pati me Ramën, sikundër deklaroi dje edhe kreu i ekzekutivit shqiptar. Ramush Haradinaj deklaron se e mbështet nismën për Ballkan të Hapur vetëm pasi Serbia të njohë Kosovës. Haradinaj thotë se ai i ka kërkuar Ramës dhe liderëve të rajonit që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit dhe jo ndaj Kosovës.

Një ditë më parë Rama ngriti pyetjen se a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare duke “i treguar babait arat” kur flet me SHBA dhe BE?

 “E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar ia futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Se pse me vjen ne mend Ballaban pashe Badera, i lindur i krishtere ne nje fshat te Matit, por qe

    nderroi fe e u be musliman e u vu ne krye te ushtrive osmane kunder Skenderbeut, dhe mberriti

    deri kryekomandant i ushtrive osmane ne rrethimin e dyte te Krujes ku la edhe kockat.

    Pra Skenderbeu po e mbronte Krujen e Arberine nga “vllau ” i vet Ballabani.

    Eh si perseritet historia. tani Ramushit iu desh te mbronte Kosoven nga ‘vllau’ i vet Rama qe ka

    ba aleance kunder Kosoves me ata qe i vrane vellezrit prej se verteti Ramushit.

    Vlla ???????????????????????????????? Po vlla e kishte edhe Klaudi te atin e Hamletit .

  2. Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

    Sa turp! Ska si shpjegohet ndryshe kjo bythebrekesi e Popovicit tone me brekushe dhe Vucicit.

  3. Duhet te perballojme nje Psikopat qeverises, i dyti brenda 70 vjeteve!

    Natyrisht… baben e ka pasur levë te te parit Psikopat!

  4. Foto flet vete; 3 skuthat (Vucic, Rama, Thaci) qe mundohen ta luftojne Ramushin nepermjet Merkelit dhe presidentit francez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *