• |
ide | kryesore

Sërish temperatura deri në 40 gradë, Shqipëria vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sinoptikanët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thone se vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Për pasojë, edhe për ditën e enjte, moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë.

Gjithashtu për shkak të origjinës së masave ajrore nga shkretëtira e Saharas parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët si pasojë e sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 19°C deri në 36°C
zonat e ulëta 19°C deri në 40°C
zonat bregdetare 19°C deri në 38°C



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *