Një 21-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytezën e Galipolit në Itali.
Ibrahim Rudi lëshoi 18 plumba me automatik drejt ish-të dashurës.
Mediat italiane shkruajnë se i riu është marrë në pyetje nga policia ku është shprehur se kishte qëlluar, por “jo për ta vrarë”.
Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më parë.
Ai ka përjashtuar mundësinë se e gjitha ishte bërë për ish-të dashurën e tij.
Në krahun tjetër prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë. ©LAPSI.al