• |
ide | kryesore

Zvicër/ Shqiptari mbytet në lumë pasi po përpiqej t’i shpëtonte policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Bellinzona të Zvicrës, kryeqytetin e Kantonit Ticino një i ri është mbytur duke ikur nga policia, të mërkurën në mëngjes. Shqiptaei po ikte nga policët kantonalë pasi ata e kishin zënë në flagrancë, në një vjedhje.

Sipas autoriteteve, 28-vjeçari ishte i pastrehë.

Policët fillimisht e kishin humbur nga pamja personin në fjalë pasi që në orën 7.30 të mëngjesit kishin marrë raportin për një sulm, transmeton albinfo.ch. Vetëm pak kohë më vonë, ai u pa sërish. Kësaj radhe, në një pikë karburanti. Kur policët arritën atje, ai iku prej tyre drejt lumit Ticino. Ai është hedhur nga bregu dhe më pas u mor nga rryma.

Rreth dy orë e gjysmë më vonë, një trup i pajetë është gjetur pranë një ure mbi lumin Fiume Ticino në rrethin Galbisio, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet vërtetuan përmes identifikimit se bëhej fjalë për personin në kërkim. Kosovari 28-vjeçar ishte regjistruar si refugjate dhe kohët e fundit ishte i pastrehë. Ai ishte i njohur për autoritetet pasi më parë i ishte ndaluar hyrja në Zvicër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *