• |
ide | kryesore

PD sulmon të dorëhequrit e Korçës, Salianji: Nuk ishin mësuar me sakrificat!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse pritej zgjedhja e kupolës së re drejtuesi, lajmi i vetëm që prodhoi selia blu në muajin gusht ishin dorëheqjet e njëpasnjëshme në degën e Korçës.

Nga 146 seksione, në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje duke detyruar partinë më të madhe në opozitë të riniste punën për ristrukturimin e kësaj dege. Shkak për këtë valë largimesh janë bërë pakënaqësitë për krye demokratin Basha, i cili akuzohet për kthimin e PD në parti klienteliste, por deptueti Ervin Salianji ka një tjetër arsyetim për dorëheqjet.

Salianji: Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?

Thuajse 1/3 e kryesisë së degës së PD në Korçë ka dhënë dorëheqjen ndërsa pak ditë më parë numri i largimeve u rrit. Deri në muajin shtator është vendosur që kjo degë të drejtohet në një periudhë tranzitore nga 3 nënkryetarët e saj.



9 Comments

  1. Cfar flisni more, shum mire e beri Korca qe ju la pishtarin!! PD duhet te shkrihet teresisht si parti dhe te mos lejohet perdorimi i emrit te saj, qe te dale nje opozite e re nga ky mocal i krijuar.

  2. Po sakrifica e babales cila është. ?
    Paradoksi që ndodh në Shqipëri.
    Të bësh para kur je në opozitë…… Na e meso edhe në këtë “sakrificën” tënde o i vetëshpallur ministër i brendshëm.

  3. Ore çfare vendimi ka mare PD per perjashtimin e Berishes? Se po qe per Selianin PD ne hale te gomereve do veje!

  4. Sakrificën do ja shpërblejmë tek 313. Mer një palë breke prej hekuri ti kesh me vete kur të shkosh se je dhe çun i bukur si p…..

  5. Te pakten ky del dhe flet ndonje fjale, po bythepambuket a tjere te opozites pro apo kunder Lul Bashes ku jane? Nisma Thurja ku eshte? Me pushime?

    Te vetmen opozite ne Shqiperi po e ben Sali Berisha, duam apo s´duam ne.

    Opozita do mendere, zoti Lul, do aksion, denoncime, mbi te gjitha sakrifica, do vizion, jo fjalime patetike nga kolltuku i kryetarit.

    Me ju ne opozite, ky regjim kriminal, pushtetin e ka te sigurt.

  6. Po 8 vjet a nuk ishin ne opozite te dorehequrit z. Salianji? Tani qe ke ofruar ishet e PD qe ne 8 vite kur keta te DOREHEQURIT mbylleshin ne cader apo ishin ne protesta ne Korce e Tirane perballe gazit helmues te LLESHIT, ata qe dole ne foto, pra ishet e PD se fotos tende votonin PS ose Patozin. Ata i kane te afermit e tyre aktualisht pjese te stafeve drejtuese qe nga ministria, drejtorite etj, e deri ortake ne investime. Korcaret e dine kete……. Apo sakrifice quan te kesh votuar PS…….e te kesh qene 8 vjet drejtues ne PS, te kesh bere krushqi me eksponente te PS etj, etj. Niko Peleshi sapo te me ata ne foto, po e mar me mend qeshi me te madhe……….sepse tashme e di qe Korca fiton per te dhe me te.
    URIME z. Salianji qe uje keni cuar se bashku me Bashen te mulliri i Ed Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *