• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 persona në Fier për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Pesë persona në Fier kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Fierit bën me dije se në pranga kanë rënë 25-vjeçari M.M., dhe 24-vjeçari J.(Y) Gj të dy banues në Fier.

Të dy këta persona janë arrestuar pasi janë kapur në një lokal në fshatin Bishan me doza kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu specialistët e sektorit të qarkullimit rrugor Fier kanë arrestuar 36-vjeçarin E.M., dhe 55-vjeçarin F.A., pasi u kapën nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa 32-vjeçari E.P., është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune të cilat ishin në pronësi të një personi me inicialet M.P.

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit   E. M., 36 vjeç dhe F. A., 55 vjeç,  pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Fierit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *