• |
ide | kryesore

Banorët e Lumasit tjetër kallëzim penal në SPAK, akuzojnë për “shpërdorim detyre” kreun e IKMT Tiranë: Mbron kryebashkiakun e Kuçovës dhe ‘Salillarin’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët fshatit Lumas i janë drejtuar edhe sot Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryeinspektor pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja.

Kallëzimi penal i banorëve të Lumasit u krye mesditën e sotme, pas takimit që një përfaqësi e banorëve kreu me kryeinspektorin Zybeja ku mësuan se nuk është marrë prej tij vendimi për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit pas akt-konstatimit të shkeljeve nga IKMT Elbasan. Në kallëzimin penal të firmosur sërish nga 123 banorët e Lumasit kërkohet ndjekje penale për “shpërdorim detyre” për Kryeinspektor pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja, i cili duke mos marrë asnjë masë po lejon që të vazhdohet të punohet dhe të dëmtohet Kanioni i Sinecit në mënyrë kriminale, e cila është Zonë e Mbrojtur. Sipas banorëve-duke qenë se Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas u njoh me relacionin e shkeljeve ligjore të konstatuara nga 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan, duhet të vazhdonte procedurat e mëtejshme ligjore duke marrë masa të menjëhershme për pezullimin e punimeve në burimin e Sinecit dhe gjobitjen e firmës Salillari që ka shkatërruar dhe po shkatërron Monumentin e natyrës Kanionin e Sinecit.

Në kallëzimin penal të 123 banorëve të Lumasit thuhet se kyeinspektori Zybeja jo vetëm që nuk ka vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por po mundohet të zhbëjë procesverabalin e mbajtur nga ana e 3 inspektoreve të IMT Elbasan, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili ka lejuar të ndërtohet në një zonë të mbrojtur pa marrë më parë edhe leje as nga Baseni Ujor Shkumbin Seman. Në kallzimin penal thuhet se,nga ana e këtij kryeinspektori, jo vetëm që nuk është vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por ai po mundohet të manipulojë provat duke ngritur një tjetër grup pune me qëllimin e vetëm të manipulimit të provave për fshehje të fakteve dhe provave, të cilat dëshmojnë qartë se në burimin e Sinecit po ndërtohet në mënyrë kriminale.

Pak ditë më parë, pas inspektimit të kryer nga IMT Elbasan, u konstatua se në zonën e Sinecit janë kryer shkelje të rënda. Kanë qenë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proces-verbalin e konstatimit të kundravajtjes, proces-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.Inspektorët ushtruan kontroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Edhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Zyra e Administrimit të Basenit Ujor Shkumbin-Seman, ka bërë me dije sot nëpërmjet një shkrese zyrtare se, bashkia Kuçovë nuk është e pajisur me leje përdorimi të burimit ujorë për të cilin bëhet fjalë nga organet e menaxhimit të burimeve ujore.



2 Comments

  1. Prandaj flejne gjume rehat zyrtaret e korruptuar, se ka gazetare injorante si ju. Ai quhet Ajet Zyberaj… Ju thoni Albert Zybeja! Ec e gjeje kush eshte Albert Zybeja! O ZOT!!!

  2. Na jane bere Salillaret dhe Kastratet si parja kuqe, vellezerit e Vehibi Alimuca e Hajdin Sejdise.

    Shqiperia nje kazan i madh plot e perplot me plehra brenda politikane, biznesmene, budallenj, dhe gomere njerez qe fluturojne per partine dhe ne fund nje vello per te mbuluar mutin qe mos ta shikojne nje pjese gomereve njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *