• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës ndërpret pensionin për veteranët e UÇK nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria nuk po marrin më pension për kontributin e tyre në luftë. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) kjo ka ardhur për shkak të një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila ka argumentuar se pensioni bie në kundërshtim me ligjin.

Në një reagim të saj Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qendër në Tiranë thuhet se ky veprim i Qeverisë Kurti erdhi pa biseduar, konsultuar e as ballafaquar me veteranët e UÇK-së.

“Ka më se dy muaj që Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti, në kundërshtim me ligjin aktual të veteranëve dhe premtimet e fushatës zgjedhore, ua ndali pagesën, të emërtuar qëllimisht pension, në fakt është supliment për kontributin në luftë, që merret në të gjithë botën bashkë me pensionin pasi del në pension, si për shembull në Shqipëri ku çdo veteran i Luftës Dytë Botërore që ka dalë në pension, merr suplimentin për kontributin gjatë luftës nacional çlirimtare dhe për më tepër këtij suplimenti i shtohet suplimenti tjetër për ata që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Spanjës dhe për partizanët e luftës nacionalçlirimtare që luftuan deri në Vishegrad në Luftën e dytë Botërore”, – thuhet në deklaratën e Veteranëve të UÇK-së. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Deklarata e ministrit perkates:
    “Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.
    Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.
    Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.
    Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.”

    Meqe buxheti i Kosoves nuke perballon dot te paguaje te gjithe ish luftetaret e UCk, sipas ligjit, paguhen vetem ata qe nuk kane te ardhura te tjera. Nga ky ligj preken mijera ish ushtare te UCK ne Kosove, dhe shume pak ish luftetare te UCK nga Shqiperia, keshtu qe nuk eshte kunder tyre.

    1. keta kane permendur vishegradin dhe u kuptua kujt i perkasin..Te vazhdojne te luajne domino se mjaf i paguan ky popull

  2. aaa Bushat kurva , bushat kurva..
    Vetem duke i deformuar lajmet rri.
    Do me cdo kusht te pershkallezohet konflikti Kosove-Shqiperi.
    Nje here i hedh benzine zjarrit nga ana shqiptare, nje here i hedh benzine zjarrit nga ana kosovare.
    Tamam si mi gjirizi je o nipi i Hysni Kapos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *